Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë kanë shkaktuar panik në kryeqytet dhe në qytetet e tjera në vendit. Ministria e Mbrojtjes bën më dije se “sipas informacioneve paraprake termeti ishte 5.5 balle me epiqender ne Durres”.
Ndërkohë që raportohet se po punohet për të evidentuar dëmet dhe për t’u ardhur në ndihmë zonave të dëmtuara. “Termeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle, 30 km ne veri te Durresit…ne bregdet afer kepit rodonit…termeti me i forte ne 20-30 vitet e fundit”, ben te ditur IGJEUM.
Gazetarët raportojnë se banorë të shumtë të kryeqyteti kanë dal në rrugë nga frika e ripërsëritjes së lëkundjeve të fota.