Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO+FOTO – Opozita bllokon sërish Kuvendin, karrige pirg para foltores dhe flakadan blu në sallë, përplasja me Gardën

ShkodraWeb 2 November, 2023
salianji flakadan kuvend 2023

Deputeti i PD, Ervin Salianji ishte protagonisti i seancës së sotme plenare. Demokrati mbajti të bllokuar foltoren e Kuvendit dhe ndezi flakadanët në shenje proteste, duke paralizuar seancën plenare.

Aksioni i opozitës detyroi deputetët e maxhorancës që të qëndrojnë në këmbë për rreth 1 orë, ndërkohë që Lindita Nikolla ka hedhur në votim pa debat projektligjet në rendin e ditës.

Socialistët u detyruan të votojnë më kartona, pasi me herët veç karrigeve, demokratët u kishin hequr dhe kartat e votimit nga sistemi elektronik. Ervin Salianji ishte pajisur me disa flakadanë, por një pjesë e tyre iu morën fshehtas nga gardistët.

Ndërkohë që një episod që shkaktoi të një incidente gjatë seancës, ishte momenti kur një prej efektivëve të gardës tentoi t’i marrë deputetit të PD-së, flakadanin e ndezur.

Ndërkohë që ky i fundit është acaruar dhe ka ndjekur. Në një moment deputeti i PD ka hedhur një karrige drejt gardistëve, ndërsa gjatë një prononcimi për mediat tha se “në Kuvend edhe efektivët e Gardës vjedhin”.

VIDEO+FOTO – Opozita bllokon sërish Kuvendin, karrige pirg para foltores dhe flakadan blu në sallë, përplasja me Gardën
6
7
5
1
00
3
2

Salianji ka ndezur dhe disa flakadanë të tjerë, njërin prej të cilëve e hodhi në mesin e grumbullit të karrigeve, por tymi ka shkuar në drejtim të Sali Berishës, ç’ka shkaktoi të qeshurat e socialistëve në seancë.

Pas këtij episodi Berisha u spostua në fund të seancës, por kur përfundoi seanca dhe socialistët u shpërndanë, ish-kryeministri dhe Salianji kanë qëndruar bashkë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Dyshohej se do të kryente një ngjarje kriminale, arrestim si në filma për 37- vjeçarin nga Vau Dejësi
Artikull pasardhës: VIDEO+EMRAT – Vihen në pranga tre shtetas, iu kapën afër banesës dhe në makinë 4.3 kile kanabis sativa…

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • “Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën… 16 April, 2026
  • NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK… 16 April, 2026
  • Trajneri i ekipit kampion largohet në fund të sezonit, cili do të jetë fati i Edlir Tetovës në Superligë… 16 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.