VIDEO+FOTO/ Lumi Drin nuk ka goje ti therrase Bashkise Shkoder per ndihme

Edhe sot vijon marrja e inerteve nga shtrati i lumit Drin ne Shkoder. Ne afersi te qytetit, perballe lokaleve ne Zues, diten per diell. Por edhe sot, anipse eshte kohe e vrenjtur dhe priten rreshje si gjate gjithe nates. Punojne papushim, sepse eshet e qarte: nese rreshjet do te vazhdojne, permbytjet do te rikthehen ne kete zone. Kete here, per faj te Bashkise Shkoder e cila duhet te mbaje nen kontroll territorin, por edhe te agjensive te tjera qe duhet te mbrojne mjedisin. Fotot flasin qarte, videoja edhe me qarte. Apelet tona jane te vazhdueshme, tashme prej muajsh, sa here qe marrim sinjalizime nga qytetare te pergjegjshem. Lumi Drin nuk ka goje te therrase per ndihme Bashkine Shkoder. Por kjo e fundit po is hton vetes nje pergjegjesi te madhe. Zona e Bahcallekut ku jane marre pamjet sot, por edhe pjesa ne dy anet e drinit ne Anen e Malit, permbytet rregullisht cdo vit. Heshtja e Bashkise Shkoder po i jep nje argument me shume qytetareve. /ShkodraWeb/