ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO+FOTO/ Ja çfarë ndodhi pas ndeshjes Vllaznia- Tirana jashtë stadiumit “Loro Boriçi”…

Pas ndeshja Vllaznia- Tirana nuk ka qenë aspak e qetë. Tensioni në fushën e blertë por edhe në tribunat e “Loro Boriçit” është transferuar edhe jashtë tyre. Në një moment të ndeshjes, tifozët “Fanatics” të Tiranës kanë nisur kore me fjalë të turpshme ndaj tribunës qendrore ku kishin zënë vend tifozë kuqeblu.

Pas përfundimit të ndeshjes, dhjetra tifozë kuqeblu u mblodhën tek dera e tribunës prej nga duhej të dilnin tifozët e Tiranës. Ndërhyrja e Policisë dhe FNSH-së, ka qenë e menjëhershme. Fillimisht janë marrë masa që tifozët e Vllaznisë të largoheshin. Në vijim, autobuzët e kryeqytetasve janë afruar tek tribuna e tyre dhe nën vëzhgimin e policisë, tifozët “Fanatics” janë futur brenda tyre.

Më pas, të shoqëruar nga mjete të policisë dhe FNSH-së, autobusët janë larguar nga Shkodra, duke kaluar përmes Unazës Perendimore. Përveç rezultatit, ndeshja e sotme do të mbahet mend për numrin e jashtëzakonshëm të shisheve plastike të hedhura në fushë dhe për atë që ndodhi pas ndeshjes, siç e përshkruam më sipër. Më poshtë, videot e ShkodraWeb.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.