VIDEO+FOTO – Betohet në Presidencë qeveria “Rama 3”, zhvillon mbledhjen e parë në Kryeministri menjëherë…

Ka përfunduar ceremonia e betimit të të qeverisë “Rama 3” të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të rinj para Presidentit Ilir Meta në mjediset e Presidencës së Republikës. Në pamjet e shpërndara nga Presidenca, pasqyrohet ceremonia zyrtare, ku nga kryeministri Rama dhe të gjithë ministrat, betohen para Presidentit Meta.

Ata hedhin firmat zyrtare për marrjen e detyrës ndërsa pozojnë në krah të Presidentit Meta me dekretin për emërimin e secilit si pjesë e kabinetit qeveritar “Rama 3”. Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë në Presidencë, Edi Rama dhe ministrat e rinj të qeverisë së tij u larguan në këmbë drejt Kryeministrisë, ku është shkrepur edhe fotoja zyrtare në hyrje dhe në Sallën e Hartave.


Ministrat ndaluan dy herë në semafor dhe shmangën foton zyrtare në Presidencë, sikundër ka ndodhur zakonisht. Po sot, nën kryesimin e Edi Ramës, qeveria e re ka zhvilluar edhe mbledhjen e parë të saj.