Skip to content
9 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Video News

VIDEO+EMRI – Tentoi ti ikë kontrollit, policia qëllon 26- vjeçarin me makinë, më pas e ndalon…

ShkodraWeb 28 June, 2025
justin dushku makine lezhe 2025

Policia në Lezhë qëlloi me armë ndaj një automjeti, shoferi i të cilit nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar në aksin rrugor Lezhë-Milot pranë fshatit Gajush

Efektivët e patrullës së policisë qëlluan me armë në drejtim të automjetit që tentoi edhe t’i përplasë ata, për ta neutralizuar me dyshimin se mund të ishte me rrezikshmëri të lartë.

Nga të shtënat nuk pati të lënduar. Shoferi i automjetit Justin Dushku 26-vjeç u ndalua dhe u shoqërua në komisariat, ku u zbulua se në fakt, drejtonte automjetin pa patentë. Leja e drejtimit i ishte bllokuar më herët nga policia, për shkelje të rënda, dhe i riu nuk duhej të përdorte automjetin, pa e rimarrë atë.

Nëse ishte e ligjshme apo jo që policia të qëllonte me armë ndaj mjetit në lëvizje, ka nisur një hetim nga Prokuroria e Lezhës dhe AMP.

NJOFTIMI I POLICISË

Drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr, si dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, drejtuesi i automjetit u neutralizua pa pasoja.

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe sigurinë e Autostradave, të caktuar me shërbim në Lezhë, i bënë shenjë për ndalim një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., 26 vjeç, banues në Lezhë, pas verifikimeve, rezultoi se drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr për një shkelje të mëparshme. Në momentin e verifikimit të shkeljes dhe komunikimit të punonjësit të policisë për ta shoqëruar këtë të fundit për veprime të tjera në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, drejtuesi i mjetit ka refuzuar t’i bindet urdhërave të ligjshëm të punonjësit të policisë dhe me veprimet e tij për t’u larguar, ka paraqitur rrezik qartësisht të dukshëm për jetën e punonjësit të policisë, i cili, në kushtet e rrezikut të drejtpërdrejtë, real dhe të çastit dhe me qëllim parandalimin e një pasojë më të rëndë, përdori armën e shërbimit duke qëlluar në gomën e automjetit që drejtohej nga shtetasi J. D., duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë e ftohtë pa leje nga organet kompetente.

Ngjarja është menaxhuar pa pasoja për jetën apo shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve të policisë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. S., 20 vjeç, të dy banues në Lezhë, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 291, 236 dhe 279 të Kodit Penal.

Një grup i posaçëm hetimor nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe kushtet e përdorimit të armës së zjarrit nga efektivi i Policisë, për neutralizimin e drejtuesit të automjetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTO – Parandalimi i murtajës tek bagëtitë e imëta, takime informuese në territorin e Bashkisë Shkodër
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – 62- vjeçari rrëzohet me motomjet në Breg Lumi të Shalës, përfundon në spital…

TË FUNDIT

etika ne media 2025
  • Kryesore

Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional

ShkodraWeb 9 July, 2025
lezhe kohe e keqe 2025
  • Aktualitet

VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë…

ShkodraWeb 9 July, 2025
spitali rajonal shkoder
  • Aktualitet

E RËNDË – Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Shkodrës 42- vjeçari, policia jep informacionin e parë…

ShkodraWeb 9 July, 2025

TË FUNDIT

  • Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional 9 July, 2025
  • VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë… 9 July, 2025
  • E RËNDË – Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Shkodrës 42- vjeçari, policia jep informacionin e parë… 9 July, 2025
  • VIDEO – Arrestohen babë e bir në Drisht të Shkodrës, iu kapën 114 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa 9 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike, banorët e Thethit përplasen me policinë, pezullohen shembjet… 9 July, 2025
  • VIDEO – “Vllaznia e kalon turin”, ndeshja për Conference League, trajneri Edi Martini del para gazetarëve 9 July, 2025
  • NGA LUTFI DERVISHI – Lamtumirë, Kapiten…! 9 July, 2025
  • “Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira”, kryebashkiaku Beci reagon për vdekjen e 51- vjeçarit 9 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 9 korrik 2025… 9 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 9 korrik 2025… 9 July, 2025
  • VIDEO – Braktisi Vllazninë për Egnatian, Ildi Gruda i jep fitoren në Champions League rrogozhinasve… 9 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 9 korrik 2025… 9 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

etika ne media 2025
  • Kryesore

Si mund të ndërtojmë një kulturë etike në redaksitë e Shkodrës, hapa praktikë drejt vetërregullimit profesional

ShkodraWeb 9 July, 2025
lezhe kohe e keqe 2025
  • Aktualitet

VËMËNDJE – Bashkia Lezhë paralajmërim për kushte të rrezikshme detare në bregdetin e saj për disa ditë…

ShkodraWeb 9 July, 2025
spitali rajonal shkoder
  • Aktualitet

E RËNDË – Dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Shkodrës 42- vjeçari, policia jep informacionin e parë…

ShkodraWeb 9 July, 2025
arrest babe e bir drisht 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Arrestohen babë e bir në Drisht të Shkodrës, iu kapën 114 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa

ShkodraWeb 9 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.