VIDEO+EMRI – “Çmendet” në Vlorë 30- vjeçari nga Shkodra, me granatë në dorë, plagos me pistoletë 20 vjeçaren nga Berati

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e pak minutave më parë të ndodhur në Vlorë ku mbeti e plagosur një vajzë. Sipas informacioneve të policisë shtetasi Fadil Likaj, 30 vjeç, banues në Shkodër ka plagosur me armë zjarri shtetasen Kostandina Zanaj 20 vjeçe lindur në Berat, studente në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se autori ka kryer plagosjen, ka hedhur një granatë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjet dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Shkak i veprimit të çmendur të shkodranit, ka qenë mosdakordësia e tij për prishjen e lidhjes me 20 vjeçaren. Ai ka hedhur një granatë, e cila edhe pse me siguresë të hequr sipas dëshmitarëve, nuk ka shpërthyer fatmirësisht. Shkodrani kishte deklaruar para shërbimeve të policisë se e kishte mbiemrin “Nikaj”, por pas verifikimeve në sistem, rezultoi se mbiemri i tij është “Likaj”.

NJOFTIMI I POLICISË VLORË

Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.

ShkodraWeb Channel

Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor nDodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

ShkodraWeb Channel

Open

Close