Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO+EMRAT – Zbulohen “shtëpi bari” në Boriç të Malësisë së Madhe, 5 të arrestuar, 4 punonjës të OSHEE…

ShkodraWeb 26 January, 2026
shtepi bari 2026

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, strukturat e specializuara ne DVP Shkoder ne bashkepunim ne Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe të mbështetura nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjen dhe përpunimin e tyre për shitje.

Si rezultat, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 8”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Kol Narkaj, 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit Valentin Kuvendaj, 27 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi; Xhuljano Ceraj, 24 vjeç, banues në Zagorë; Faik Muselaj, 63 vjeç, banues në fshatin Rashkullaj; dhe Fatmir Kajoshaj, 58 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. S., 57 vjeç, punonjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar 3 ambiente (1 banesë dhe 2 stalla) në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. Nga kontrollet në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Vijon puna intensive për kapjen e 36-vjeçarit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: E TRISHTË – Humb betejën me sëmundjen e rëndë ish- gjyqtari Albano Çepele, ishte pjesë e Gjykatës së Shkodrës
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 27- vjeçari, me çekiç në dorë grabiti në subjekt kredidhënës në Shkodër

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • “Më goditën pas koke!”, u dhunua në Vlorë, flet avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më qëlloi! 8 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 8 shkurt 2026… 8 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.