
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash, më datë 12.02.2025, në një banesë në lagjen “Qemal Stafa”, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit:
Frederik Shkambi., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim;
Mikel Gjoni, 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për kapjen e shtetasve F. Sh. dhe M. Gj.