Ndodh edhe kështu! Gjatë një raportimi para kameras apo stand-up siç quhet me gjuhën e profesionit, një gazetare ka probleme me kujtesën. Nuk mban mend emrin e një operacioni dhe kaq mjafton që…të lëshojë gojën me llafe “turpe”. Gjithçka është regjistruar nga kolegu me kamera para gazetares dhe video po bën xhiron e rrjetit. Sigurisht, në jetën e përditshme, përdorimi i një fjalori jo shumë etik është gati rutinë, por kur fjalët e pahijshme artikulohen nga një personazh i njohur, siç mund të jetë një gazetare, marrin padyshim nota humori. Me këtë qëllim, për të shkaktuar të qeshura, ndiqni videon më poshtë, por vetëm ata që janë +18.