
Një zjarr i fuqishëm raportohet se është shfaqur në territorin e Bashkisë së Vau Dejësit. Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, mësohet se zjarri është shfaqur në Rranxa Bushat, në afërsi të malit të Zefjanës.
Era e fortë që po fryn në këto momente, po stimulon përhapjen e zjarrit në një sipërfaqe mjaft të gjërë, duke përfituar edhe nga thatësira e tejzgjatur në rajonin e Qarkut të Shkodrës.
Janë 8 mjete zjarrfikëse dhe efektivët përkatës që po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin e rënë. Përveç efektivëve MZSH të Vau Dejësit, janë edhe ata të Shkodrës, Malësisë së madhe dhe Lezhës që kanë ardhur në ndihmë.
Ndërhyrja e zjarrëfikëseve ka bërë të mundur deri tani mbajtjen jashtë rrezikut nga zjarri të banesave aty rrotull. Shpresohet që gjithçka të shkojë mirë dhe flakët të shuhen.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!