
Partia Demokratike ka publikuar spotin zyrtar që fton qytetarët rë marrin pjesë në protestën e 7 Korrikut kundër rritjes së çmimeve.
Në spot tregohet si reagojnë qytetarët me indiferencë përballë problemeve të të tjerëve dhe më pas përballen vetë me pasojat e kësaj sjellje.
PD i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të reagojnë pasi Shqipëria i duhet çdo shqiptari.
“Zgjohu shqiptar, mos thuaj ç’më duhet mua. Shqipëria i duhet çdo shqiptari. Mblidhemi më 7 korrik”, thuhet në spot.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!