
Banorët e Postribës, pjesë e bashkisë Shkodër kanë bërë një tjetër protestë lidhur me ujin e pijshëm teksa pretendojnë se u shkon i ndotur dhe për këtë fajësojnë një gurore në fshatin Rrasek. Këtë radhë protesta u zhvendos tek drejtoria e ujësjellës kanalizime në Shkodër.
Administratori i NJA Postribë Altin Shaba, imami i Dragoçit dhe disa banorë të tjerë zhvilluan një takim me drejtorin e UK Shkodër Mark Molla duke marrë premtimit se në pranverë do të bëhet një investim për ndarjen e ujit të përroit me atë të burimit. Përveç kësaj banorët i bëjnë thirrje Ministrisë së Energjitikës që të largojë guroren nga ai vend ose do ti drejtohen SPAK dhe deri në Strasburg.
Drejtori i UK Shkodër Mark Molla tha se është gjetur zgjidhja me banorët me investimin që do të bëhet në muajt e pranverës.
Pak ditë më parë banorët e Postribës zhvilluan një tjetër protestë në qendër të njësisë ndërsa tashmë në rast se në pranverën e këtij viti situata me ujin e pijshëm nuk merr një zgjidhje atëherë ata thonë se protestat do të përshkallëzohen.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!