Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

VIDEO/ “Zgjedhje të parakohshme parlamentare…”, Basha: Është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin…

ShkodraWeb 30 October, 2019
basha gazetare

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit me raportuesit e KiE-s duke nënvizuar sërish mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si rruga e vetme për ecjen përpara të vendit.
Basha tha se është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin duke vendosur interesat e vendit para atyre politike. Ai i bëri thirrje Partisë Socialiste të reflektojë sa nuk është vonë.

I pyetur se ku u fokusua diskutimi me raportuesit e KiE-s, Basha tha tek kriza politike dhe asaj çfarë mund të bëjë opozita për reformën zgjedhore.

“Tek zgjidhja e krizës politike dhe gatishmëria e opozitës për të dhënë kontributin e saj për një reformë të vërtetë zgjedhore që do t’u kthejë sovranitetin qytetarëve dhe do iu kthejë votën qytetarëve dhe do të mundësojë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare një parlament legjitim, një qeveri legjitime, sundimin e ligjit, demokracinë, si kushtet për një bashkëjetesë demokratike për mirëqenie, për punësim, për ekonominë dhe punësimin që duan të gjithë qytetarët dhe po kështu për hapjen e rrugës së bllokuar drejt anëtarësimit në BE”, deklaroi Basha.

Çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për kreun e PD nuk është çështje mendimi apo dëshire.

“Është një çështje vullneti e të gjitha palëve. PD dhe opozita e bashkuar kanë prezantuar një plant të qartë prej 5 pikash për të përshpejtuar fazën e parë, atë të reformës zgjedhore dhe pastaj duke iu garantuar qytetarëve shqiptarë lirinë e votës, duke iu garantuar qytetarëve shqiptarë të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbajtja sa më parë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në Shqipëri janë përvijuar qartësisht 2 qëndrime, qëndrimi i një shumice absolute, jo thjesht dhe vetëm të opozitës por edhe vetë socialistëve që kështu nuk mund të vazhdohet më, që kjo situatë është e paqëndrueshme, e padurueshme, duhet nëj zgjidhje dhe i një pakice absolute që nuk do ndryshim. Do ta mbajë Shqipërinë në këtë gjendje sepse në këtë gjendje vazhdojnë të përfitojnë përmes korrupsionit, përmes veprimtarisë kr.iminale qindra milionë euro”, theksoi kreu i PD.

Basha tha më tej se dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie, duke përfshirë dështimin me hapjen e negociatave po i paguajnë shqiptarët. “Dështimin me ekonominë, me shëndetësinë, me punësimin. Është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin, për të vendosur interesin e vendit mbi interesat politike. nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu.

Sot është e rëndësishme se përse nuk zbatohet ligji, pse mbahen në dorë Babani apo Kajmaku i Vorës. Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Një nënë keqtrajtohet, ndërsa pushtetarët e kapur në afera korruptive nuk iu hyn gjemb në këmbë. Kjo situatë duhet të marrë fund. Jemi të hapur për të gjithë instrumentet që garantojnë ecjen përpara.

PS të reflektojë sa nuk është vonë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafund. ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurt se edhe durimit të popullit po i vjen fund. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci ku çdo shqiptar të jetë aksioner”, deklaroi Basha.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: DOKUMENTI/ “Zbatoni ligji, jo urdhrat politikë të Edi Ramës…”, PD kërkesë KQZ: Shkarkoni pa vonesë Agim Kajmakun
Artikull pas: “Fati” i kryebashkiakut Agim Kajmaku alias Jorgo Toto vendoset me 1 nëntor, KQZ publikon njoftimin…

TË FUNDIT

berisha drejtuesit politikë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe…

ShkodraWeb 14 May, 2025
benet beci zgjedhje bashkia shkoder 2025
  • Kryesore

NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti

ShkodraWeb 14 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Kryesore

EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër

ShkodraWeb 14 May, 2025

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.