Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

VIDEO/ Zëvendësministri i brendshëm Lleshaj viziton në spital policët dhe qytetarët e lënduar në protestë…

ShkodraWeb 22 November, 2018
lleshaj spital

Në një prononcim për mediat nga Spitali i Traumës në Tiranë, zëvendësministri i brendshëm Sandër Lleshaj, tha: “Mirëdita, siç e shihni kam ardhur për të parë policët e dëmtuar, edhe qytetarët e dëmtuar, sepse kishte dhe qytetarë të dëmtuar. Është për të ardhur keq, është e papranueshme, është e pakuptueshme, që në një ditë të tillë, krejt normale, të na ndodhi një ngjarje anormale, të goditet Policia e Shtetit në krye të detyrës. Policia e Shtetit është vetëm në një shërbim, në shërbim të qytetarëve për të mbrojtur qetësinë, rendin dhe normalitetin e jetës së qytetarëve. Konstatojmë për fat të keq, se ajo sot është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët në shkelje të plotë të ligjit, ngrenë dorën mbi Policinë e Shtetit. Po ashtu Policia është goditur edhe nga përfaqësues të caktuar politikë, të cilët po ashtu në kushtet e papërgjegjshmërisë qytetare dhe politike, inspirojnë dhunë ndaj forcave të Policisë së Shtetit.

Qëllimi i ardhjes sime këtu është të shpreh solidaritetin me punonjësit e rendit, të cilët me përgjegjshmëri të lartë, me profesionalizëm dhe me durim shembullor përballojnë skena krejtësisht të papranueshme dhe të panevojshme.

Në qoftë se sot kemi një konflikt të disa qytetarëve, të cilët janë të pabazuar në ligj me autoritetet civile, ky konflikt nuk ka asnjë arsye pse të spostohet ndaj policëve të rendit. Janë një numër i konsiderueshëm policësh të dëmtuar, madje edhe me dëmtime të rënda, të cilët pa asnjë shkak, pa asnjë arsye paguajnë një çmim të pamerituar.

Dua t’ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë, të kuptojnë mirë që Policia është Policia e tyre. Kjo polici mban mbi supe dhe në uniformë simbolet e kombit shqiptar dhe kush vë dorë ndaj saj, kush ngre dorë ndaj saj, ngre dorën ndaj interesit të madh publik, ndaj interesit tonë të përgjithshëm dhe ndaj simboleve tona kombëtare.

Dua t’ju bëj një thirrje edhe përfaqësuesve politikë të caktuar, të cilët mundohen të krijojnë kapital politik nga një konflikt civil, që të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme dhe të vihen në mbështetje të Policisë, e cila e theksoj dhe njëherë, është Policia jonë, Policia e Shtetit shqiptar, Policia e qytetarëve shqiptarë.

Njëkohësisht u shpreh familjarëve të të gjithë policëve të dëmtuar përkrahjen time, fëmijëve dhe bashkëshorteve të tyre, dhe garantoj mbështetjen e plotë të institucioneve të shtetit shqiptar ndaj këtyre policëve të dëmtuar.

Gjithashtu u bëj thirrje qytetarëve të kuptojnë mirë faktin se Qeveria shqiptare, institucionet e saj janë të angazhuar plotësisht për të plotësuar me përgjegjshmëri të plotë të gjitha detyrimet përballë çdo individi. Në rastin në fjalë, edhe ndaj individëve që preken nga projekti i “Unazës së re”, në bazë të ligjit dhe të akteve të tjera nënligjore.

Por, nga ana tjetër dua të bëj të qartë për të gjithë ata që kanë guxuar të përballen me Policinë e Shtetit se maturia, përgjegjshmëria e Policisë së Shtetit nuk duhet të kuptohet kurrësesi si dobësi e saj. Edhe njëherë duhet të kuptojmë që toleranca, në njëfarë mënyre, edhe e tepruar e Policisë së Shtetit ndaj akteve të dhunës nuk është akt dobësie dhe nuk ka për t’u toleruar. Faleminderit!

Gazetare: Z. Lleshaj, pse e takuat qytetarin e plagosur?

S. Lleshaj: Sepse është qytetar i këtij vendi.

Gazetare: Po ju zgjodhët që të takonit vetëm njërin prej tyre. Janë disa të plagosur…

S. Lleshaj: Njërin pata mundësi të takoja, atë takova. Edhe policët nuk i takova të gjithë. Ka polic, që është në sallë të operacionit dhe nuk e takova. Takova ata që pata mundësi dhe besoj që kaq mjafton për sot.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: PROTESTA PARA KUVENDIT/ 12 policë të lënduar, 2 prej tyre në gjendje të rëndë…
Artikull pas: REZULTAT HISTORIK/ Tenistja shkodrane Gresi Bajri në gjysmëfinale të Kampionatit Europian

TË FUNDIT

votimi shqiperia 12 maj 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
  • VIDEO- PD Shkodër sërish konferencë për shtyp, thirrje shkodranëve për pjesëmarrje në votim… 11 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci voton bashkë me familjen, thirrje shkodranëve për pjesëmarrje… 11 May, 2025
  • VIDEO – PD Shkodër në konferencë për shtyp, thirrje shkodranëve për ta mbështetur me votë… 11 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 11 maj 2025… 11 May, 2025
  • VIDEO – “I kanë harruar në Postën e Barbullushit”, u akuzua nga pensionistët se u ka marrë kartat, flet Besmir Lepi 11 May, 2025
  • FOTO – 380 punonjës policie marrin në ruajtje 8 KZAZ dhe 405 qendra votimi në qarkun e Shkodrës…. 10 May, 2025
  • VIDEO – “Punonjësi i Postës na ka marrë kartat”, denoncimi i pensionistëve: Nuk mund të votojmë… 10 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

votimi shqiperia 12 maj 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.