Parashqevi Simaku, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, kthehet të gëzojë, të buzëqeshë dhe të këndojë shqip për të gjithë fansat e saj. Kjo falë biznesmenit shqiptar në Nju Jork, Elton Ilirjani.
Pasi e gjeti me ndihmën e Elvira Tata, biznesmeni Ilirjani e akomodoi Simakun në një hotel në Manhatan për 3 javë, deri sa bashkë me familjarët, të vendoset për një zgjidhje afatgjatë.
Ndërkohë, Parashqevi Simaku, Elton Ilirjani dhe Elvira Tata, kanë darkuar bashkë në një restorant, ku nuk ka munguar edhe një dhuratë e çmuar nga biznesmeni për këngëtaren e njohur.