VIDEO – Zbardhet dinamika e aksidentit me dy viktima, 24 vjeçari po dërgonte në shtëpi të fejuarën e vëllait, dyshohet…

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën 2 persona. Bëhet me dije se dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

Mësohet se në ato momente 24-vjeçari Kristjan Margjoni ishte duke çuar në shtëpi të fejuarën e vëllait të tij, 16 vjeçaren Atjola A. që po ashtu humbi jetën tragjikisht.


LEXONI EDHE: EMRAT+FOTO – Aksident fatal në Lezhë, makina del nga rruga dhe dy të rinj, vajzë e djalë humbin jetën…

“Kanë qenë njerëzit në rrugë ata që kanë para aksidentin dhe kanë shkuar në vendngjarje por edhe pse mbërriti ambulanca ata ndërruan jetë në vend. Nisur nga dëmtimet dhe shenjat e lëna në rrugë mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Nuk dyshohet se shkak për aksidentin është mungesa e sinjalistikës pasi ai ishte një person që e njihte mirë zonën. Ai po shkonte të çonte në shtëpi të fejuarën e vëllait”- u shpreh një banor i zonës në vendngjarje.