Rikthimi në vendlindje ishte i veçantë kësaj here për këngëtaren shkodrane Fatjeta Barbullushi. Ajo “pushtoi” skenën e teatrit “Migjeni” me disa nga hitet e saja ndër vite gjatë koncertit recital.
Publiku duartrokiti fuqishëm artisten në skenë dhe disa herë u bë shoqërues i këngëve të saj. Fatjeta Barbullushi interpretoi përgjatë kësaj mbrëmje edhe në duet me Orjeta Kelajn, Adem Barbullushin, Miranda Hashanin dhe Korin e QKF “Kujtim Alija”.
Pas përfundimit, u shpreh e lumtur për realizimin me sukses të recitalit. I emocionuar shfaqet edhe artisti Adem Barbullushi, vëllai i këngëtares së mirënjohur.
Pas recitalit, këngëtarja shkodrane Fatjeta Barbullushi po punon për albumin e saj të ri, të cilin do ta publikojë në janar. Koncerti “Zani i dashnis’” do të vijë i plotë për shikuesit në rrjetin e RTSH në ditët e ardhshme.