VIDEO – “Xhemile që i shkon roli i ‘gagaçit'”, Alketa Vejsiu nuk kursen Xhemi Shehun për “A rrihet 5 minuta me një fustan”

Në showbizin shqiptar duket se ka nisur hapur sherri mes dy moderatoreve Xhemi Shehu dhe Alketa Vejsiu. Një ironi e Xhemit bërë për Alketën ku thoshte “A rrihet me të njëjtin fustan 5 minuta” nuk është kapërdirë lehtë nga moderatorja bukuroshe, e cila është “hakmarrë”.

“Hakmarrja” është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe kështu ka ndodhur edhe me Alketën, e cila ka reaguar ditë pas asaj ironi të Xhemit. Në një status, të medias në pronësi të saj shkruhet: Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit!


Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!

1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!

2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!

3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!

Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!

Juve si ju duket më mirë ?

Dikur apo Sot?

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media