VIDEO – Vuçiç, Zaev dhe Gjukanoviç të shoqëruar nga Rama shohin nga afër pasojat e termetit të 26 nëntorit…

Pak para fillimit të Samitit të tretë rajonal për Ballkanin Perëndimor, liderët e rajonit kanë qenë në Durrës për të parë nga afër dëmtimet e godinave nga tërmeti fatal i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev janë shoqëruar nga drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, Ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi në zonat më të prekura, ku kanë parë pasojat e tërmetit.


Kryeministri Rama dhe ministri Çuçi i kanë informuar mysafirët për dëmet e shkaktuara dhe gjendjen e personave që kanë mbetur të pastrehë. Kujtojmë se pas tërmetit nga Serbia e Maqedonia e Veriut erdhën në Shqipëri trupa speciale për të ndihmuar për nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja.

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel