Skip to content
16 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Vrasja dyfishe në Shkodër, reagon Partia Demokratike për mes kryetares Eliona Shkreli…

ShkodraWeb 8 September, 2025
shkreli vrasja konference 2025

Një bilanc tragjik me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur është kjo që Shkodrës së kulturës dhe dijes i ofrohet në ditën e parë të shkollave!

Ndërkohë që sot, rrugët e qytetit duhej të gumëzhinin nga zërat e gëzuar të fëmijëve dhe nga urimet për një vit shkollor të mbarë, qëndra e Shkodrës u mbulua nga breshëritë e plumbave dhe gjaku i shkodranëve.

Shkodra jeton kohët e pasigurisë pasi vetëm pak ditë më parë, një tjetër vrasje ndodhi në qëndër të wytetit. Tashmë krimi nuk njeh vënd e as kohë….Shkodra nuk ka më siguri as në rrugë, as në lokal, as ditën e as natën! Sot krimi ndodh në qëndër të qyteti, në oraret më të frekuentuara, brënda në lokale. Sot plumbat po marrin jetë të pafajshmish. Dita e sotme është një bilanc lufte!

Ky është shteti i Edi Ramës dhe Benet Becit, një shtet i paaftë për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike. Kjo është pasiguria me të cilën përballet Shkodra dhe qytetarët shkodranë.

Kjo vrasje kriminale ndodhi vetëm pak metra larg zyrës të kryebashkiakut dhe drejtuesit politik Rilindas, Benet Beci, i cili ndërkohë që blindohet në zyrën e Tij për të bërë listat e shkarkimeve nga puna, jashtë dyerve të mbyllura të Tij ndodh makabriteti me viktima të pafajshme. Taksat e qytetarëve shkodranë përdoren mga Benet Beci për punësime partie, ndërkohë që do duhej të shkonin në mbrojtjen e qytetarëve, të sigurimit të rendit në Shkodër nga struktura e policisë bashkiake e drejtuar nga Ai.

Pasaporta Euorpiane e kryeministrit Rama është në fakt pasaporta e krimit, paaftësia e një shteti për t’i siguruar qytetarëve të të tij rend dhe siguri. Pasaporta Europiane është policia totalisht e paaftë për të siguruar jetën e njerëzve pavarësisht se paguhen nga taksat e shqiptarëve për t’i mbrojtur dhe për të parandaluar krime të tilla tronditëse, të denja për skenare filmash që janë parë e dëgjuar në Siçilinë e viteve 80.

Partia Demokratike i bën thirrje strukturave policore të kryejnë detyrën që i kërkon ligji, të parandalojnë ngjarje të tilla kriminale dhe të sigurojnë jetët e qytetarëve shkodranë! Detyra e policisë së shtetit nuk është vetëm vendosja e gjobave me urdhër të shefave, por detyrat kryesore te saj janë lufta ndaj krimit, siguria dhe rendi dhe mbrojtja e jetës së wytetarëve shkodranë.

Partia Demokratike shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të kësaj ngjarje makabre! /Deklaratë për mediat e kryetares së PD- së Shkodër/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Dërgohet tek Trauma e Tiranës, i plagosuri Erogen Vaso ka nevojë për trajtim më të specializuar…
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT – Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekreton mbledhjen e Kuvendit të ri…

TË FUNDIT

menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
mirsad basha lokaliiii bashkia 2026

VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit

ShkodraWeb 15 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti… 15 April, 2026
  • EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari… 15 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit 15 April, 2026
  • NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi… 15 April, 2026
  • 59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh… 15 April, 2026
  • FOTO TË RRALLA ME NGJYRA – 15 prill 1979, termeti që zgjoi frikshëm Shkodrën, në kujtesën e drejtuesit lokal komunist të kohës 15 April, 2026
  • DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim 15 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
mirsad basha lokaliiii bashkia 2026

VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
vis krymbi 15 prill 1979

NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.