
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i është rikthyer sërish sulmeve për Tom Doshin, kryetarin e PSD- së. Gjatë prezantimit të kandidatëve të PD- AMSH në Vau Dejës, Berisha ka kërkuar që të mos votohet Tom Doshi.
Ai ka thënë se Doshi, nuk ka bërë asgjë as për fshatin e tij Trushin, teksa ka sjellë në vëmendje bashkëpunimin me Vilma Nushin për ilaçet. Ai i ka kërkuar banorëve të Vau Dejësit të votojnë për veten e tyre dhe jo për pasurimin e Tom Doshit.