Partia Socialiste Vau Dejës i ka quajtur absurde dhe qesharake deklaratat e PD përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi lidhur me parregullsitë në procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit për Vau Dejës. Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PS Vau Dejës Agron Ceka shprehet se procesi në Bashkinë Vau Dejës ka qenë i rregullt duke hedhur poshtë akuzat e PD. Sipas Cekës ditën e shtunë pas mesnate kanë mbërritur të gjitha materialet zgjedhore tek KZAZ 6 Bushat të cilat u dogjën pak ditë përpara 30 qershorit dhe të pranishëm kanë qenë vëzhguessit e OSBE ODIHR duke cilësuar të pavërteta pretendimet e PD se këto materiale mëngjesin e 30 qershorit kanë qenë në doganën e Hanit të Hotit. Ceka thotë se ish kryebashkiaku i Vau Dejësit Zef Hila ka pranuar publikisht në media se sulmi për djegien e KZAZ 6 është bërë nga vetë PD duke qenë kontradiktor me deklaratën e sekretarit Bardhi se ai sulm ishte një skenar i PS.
MUND TË LEXONI EDHE: DOKUMENTI/ PD rrëzon “30 qershorin” në Vau- Dejës, Bardhi: U votua me fletë- votimi fals, antarja e KZAZ-së e punësuar e Babanit
Ceka hedh poshtë edhe pretendimet për anëtaren PS të KZAZ 6 në Bushat Kristina Ndoja duke thënë se kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen si kandidate për këshillin bashkiak të Vau Dejës dhe e ka paraqitur atë në KQZ.
Ky reagim i PS Vau Dejës vjen si kundërpërgjigje pas deklaratave dhe pretendimeve të PD lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit në atë bashki ku fitues u shpall Mark Babani i PS, i vetëm në atë garë.