VIDEO – Vllaznisë i mjafton një gol për të mundur Luftëtarin, tashmë pritet një gabim nga Bylis…

Vllaznia merr tre pikë “të arta” në Gjirokastës, pasi mundi ekipin vendas të Luftëtarit. Në letër një ndeshje e fitore e lehtë për kuqeblutë, nisur nga fakti që gjirokastritët kanë lënë vendin e tyrë në Supërligë bashkë me Flamurtarin. Në pjesën dërrmuese, 90 minutat kanë treguar një epërsi të kuqebluve, të cilët kanë shpërdoruar mjaft raste për shënim. Në fund, për të siguruar tre pikët, për të shpresuar në evitimin e ndeshjes play- out, ka mjaftuar një gol.

Në një góditje standarte nga krahu i djathtë i sùlmit të Vllaznisë, Lika fut një top në zonë. Kërcejnë shumë, fanela kuqeblu dhe të vendasve, por Zhunior është ai që shënon në minutën e 39-të. Me këtë gol u mbyllën 45 minutat e para dhe krejt takimi, ku në fund pati kohë edhe për një karton të kuq për Malotën e Vllaznisë në minutën e 87-të.


Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 42 pikëve, një më pak se Bylis që është rival për evitimin e ndeshjes play- out, por që ka edhe një ndeshje më pak. Nesër ballshiotët presin në shtëpi Partizanin dhe kuqeblutë shpresojnë në ndonjë gabim të vendasve. Të kuqtë kanë nevojë për pikë, në rrugëtimin drejt Europës. Në fakt, i duhen tre pikë, duke shpresuar ata edhe në ndonjë gabim të Teutës me Skenderbeun për tu barazuar. Ndeshjet Tirana- Kukësi, Bylis- Partizani dhe Teuta- Skenderbeu, luhen ditën e hënë, datë 6 korrik 2020. /ShkodraWeb Media/

 ABCOM ║ VODAFONE