
Vllaznia merr kreun e Abissnet Superiore në fund të ndeshjes me Partizanin në Shkodër. Kuqeblutë kanë marrë 3 pikë, mjaftueshëm për të kaluar Egnatian për shkak golavarazhi, ndërsa rrogozhinasit u ndalën në barazim 2-2 nga Bylis.
Goli mban firmën e Bekim Kastrati, në mbyllje të një aksioni model të Vllaznisë në minutën e 32- të. Topi i goditur përplaset në shtyllën pingule dhe ndalet në fund të rrjetës.
Pjesa e dytë ishte më e qetë për Vllayninë, ndërsa edhe Partizani ishte më kërkues por rezultati i pjesë së parë nuk ndryshon. Vllaznia rimerr kryesimin e Superiores teksa Edi Martini nuk ishte të pankinë për shkak të pezullimit për dy ndeshje.




