
Vllaznia ia ka dalë të kualifikohet në 8 ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë, vetëm falë një goli të shënuar nga Gjini. Përballë Pogradecit nga kategoria e parë, kuqeblutë nuk e kanë patur aspak të lehtë.
Goli i vetëm, i fitores dhe kualifikimit, ka ardhur në minutën e 84- ët, pas një topi të krosuar në zonën pogradecare nga krahu i djathtë i sulmit të Vllaznisë. Shtatlarti Gjini ka goditur me kokë duke shënuar e kualifikuar ekipin e tij.
Në 8 ekipet më të mira që vijojnë më tej, janë: Vllaznia, Teuta, Egnnatia, Partizanni, Bylis, Dinamo City, Tirana dhe pritet fituesi i Elbasani- Flamurtari, që luajnë në kohë shtesë 2×15 min. Kohë shtesë iu desh dhe Bylisit për të kaluar Laçin dhe Tiranës për të kaluar Skenderbeun.







