
Vllaznisë i mjafton Kallaku për të siguruar fitoren e radhës në Abissnet Superiore. Kuqeblutë kanë kaluar edhe Vorën, duke pritur të qetë përballjet e ndjekësve të saj, pa rrezikuar vendin e parë.
Goli i fitores ka ardhur në minutat shtesë të pjesë së parë, me një goditje me të majtën nga jashtë zonës së vorakëve. Pjesa e dytë, ka qenë më shumë administrim i lojës, për të garantuar 3 pikët por kanë patur raste Dodaj dhe Mala për të dyfishuar.
Ajo që vlen të përmendet është fitorja e 6 radhazi në Superiore dhe mbajtja e portës e paprekur.




