
Vllaznia vijon të mbetet në krizë. Kuqeblutë nuk ia dalin të mundin as Tiranën e vendit të fundit në kërkim të pikëve për mbijetesë. Vendasit kanë shënuar në minutën e pestë pas një penalltie të akorduar, të kthyer në gol nga Rafa.
Goli i barazimit ka ardhur po me penallti nga Bala në minutën 26- të. Balaj në minutën e 44- ët kishte mundësinë e kalimit në avatazh të Vllaznisë por penalltinë e tij e pret portieri i Tiranës.
Edhe 45- minutat e pjesës së dytë, nuk ndryshuan rezultatin, duke konfirmuar krizën e thellë tek Vllaznia e cila ka harruar të fitojë tashmë.




