Vllaznia ka ndalur në “Loro Boriçi” Kukësin duke i “dhënë” dy javë para fundit edhe titulli kampion Tiranës. Ka mjaftuar një gol i Adilit me kokë në minutën e 88- të për të mposhtur kuksianët. Me këtë fitore, Tirana shpallet përfunsimisht kampion, me 7 pikë distancë nga Kukësi kur mungojnë edhe dy javë nga fundi i Superligës.
Po ashtu, kur janë 6 pikë në lojë, Vllaznia është vetëm 2 pikë larg Bylis në betejën për të shmangur betejën për play- out, ndeshjen që vendos ekipin e Superligës së rri në këtë kategori apo i lë vendin një ekipi të Kategorisë së Parë. Kjo fitore duhet të motivojë më shumë kuqeblutë edhe për ndeshjet në vijim.