Pas fitores së vuajtur me Elbasanin por mjaft të rëndësishme, Vllaznia do të luajë sërish në “Loro Boriçi” për Superligën. Përballë do të jetë ekipi i Laçit, i cili javët e fundit ka bërë paraqitje mjaft të mira.
Nga ana tjetër, Vllaznia vijon të ketë probleme me mungesat për shkak të dëmtimeve. Në daljen e zakonshme për mediat, trajneri Brdaric tregon se synohet fitorja edhe ndaj laçjanëve, të cilët i vlerëson si ekip. Më poshtë, konferenca e plotë e Thomas Brdaric.