
Partizani dhe Vllaznia kanë regjistruar sot një barazim 1-1 në “Arenën e Demave” ne një ndeshje shumë të bukur, sidomos në pjesën e dytë, ku në fund asnjë nga skuadrat nuk u duk e kënaqur me këtë rezultat.
Të kuqtë krijuan më shumë raste në pjesën e parë dhe ishin të parët në avantazh me Romën. Në pjesën e dytë, Vllaznia e nisi me vrull dhe tentoi të gjente golin, duke ia arritur qëllimit me Malën.
Më pas loja u bë e hapur, me raste nga të dy portat, ku sidomos Pohls me disa pritje vendimtare shpëtoi shpesh katërkëndorin e tij.
Në fund, vërshëllima e gjyqtarit Cjapi pa të dy skuadrat të dilnin thuajse të mërzitura nga e fusha e lojës pas nuk morën dot pikët e plota në këtë duel.




