
Laçi dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim 2-2, sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Një duel i luftuar, që u luajt me pjesë nga të dyja skuadrat.
Pjesa e parë foli për vendasit. Laçi gjeti avantazhin me Myrtën dhe më pas dyfishoi shifrat me golin e Tresës. Ky i fundit shënoi nga penalltia.
Pjesa e dytë nisi me tre ndryshime nga Brdariç. Loja pësoi ndryshim për kuqeblutë, që realizuan dy herë me Çobën dhe Mensah. Deri në fund kërkuan dhe golin e përmbysjes, por pa ia arritur qëllim.
Të dyja skuadrat ndanë nga 1 pikë, teksa Vllaznia do vazhdojë të luftojë për dy vendet e para dhe Laçi për mbijetesën.