
Vllaznia është ndalur në “Loro Boriçi” nga Elbasani për ndeshjen e Superligës. Ka qenë një ndeshje ku kuqeblutë ka rezikuar disa herë, por në fund ekipet kanë ndarë nga një pikë.
Goli për vendasit ka ardhur në minutën e 10- të me autor Deliu. përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe i jep avantazhin skuadrës së tij. Por nuk ka zgjatur shumë gëzimi.
Në minutën e 24- ët, Musta vendos baraspeshën duke kaluar festën te verdheblutë e Elbasanit. Me këtë rezultat mbyllen edhe 45- minutat e para të kësaj ndeshje.
Në minutën e 26- të të pjesës së dytë, Bekim Balaj ka mundësinë më të mirë të kalojë në avantazh të tijtë. Penellatia e godit nga ai, pritet nga portieri i miqve Abalora.
Duhet thënë se pas këtij momenti, ka patur edhe raste për Vllazninë, rahje shtyllash por goli nuk doli në dritë. Me këtë rezultat, Vllaznia është vetëm një pikë para Dinamos së vendit të tretë, ndërsa Egnatia ka mundësi të shkëputet edhe më shumë, teksa nuk ka luajtur akoma.
Vllaznia do të presë në mesjavë në “Loro Boriçi” sërish Elbasanin, këtë herë për ndeshjen e dytë të Kupës, ku e para u mbyll në barazim pa gola.