Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Vllaznia mundi Tiranën me përmbysje, flasin protagonistët Thomas Brdaric dhe Bekim Balaj…

ShkodraWeb 10 January, 2025
brdaric post tirane 2025

Vllaznia ka nisur vitin duke mposhtur Tiranën me rezultatin 2-1. Një sfidë që u fitua me përmbysje në pjesën e dytë nga kuqeblutë. Pas ndeshjes së vlefshme për javën e 20-të, foli trajneri Brdariç.

“Duhet të uroj ekipin për fitore fillimisht. Ishte nga ndeshjet më të bukura të sezonit. Ndërruam diçka në pjesën e dytë dhe treguam fytyrë tjetër. Kjo fitore e derbit të shijon.

Zëvendësimi i Stojanoviç? Ishte frika ime, që diçka mund të ndodhë. Për mua ishte për ta ruajtur, nuk besoj diçka serioze. Ai u zëvendësua në kohën e duhur.

E nisëm shumë keq. Humbëm topa dhe duele, nuk ka lidhje me cilin ekip do luash. Nuk mund të fitosh ndeshje. Patëm pak fat. Në pjesën e dytë mund të pësonim golin e dytë apo tretë. Çfarë treguam në pjesën e parë nuk mund të ndodhë më. E dimë që mund të bëjmë më mirë. Nëse Tirana na lejon, ne shkuam dhe e kemi kualitetin. E përdorëm. Jam i lumtur për Bekimin se nuk kishte shënuar, por besuam tek ai. Po ashtu dhe për portierin, Jukaj bëri pritje të rëndësishme dhe na shpëtoi.

Po mendoja a t’i bëj zëvendësimet që në pjesën e parë, pasi kishim shumë probleme. Nuk dinim si ta parandalonim problemin se dukej i madh, por morëm masat në fundin e pjesës së parë. Dolëm më mirë në sulm dhe duhet të jesh sa më efektiv në futboll, kjo është e gjitha”, u shpreh Brdariç për RTSH.

Në përfundim të sfidës nuk munguan batutat e Bekim Balaj, ku ai tha se u motivua nga pak prej sfidës me Tiranën, Zabërgjës që e kishte parakaluar në renditjen e golashënuesve dhe Mensah si afrimi i fundit.

“Për mua e rëndësishme të kontribuoj për skuadrën. Sot arrita të shënoj dhe fituam një ndeshje të rëndësishme, na mban në vendin e parë. Është vetëm ndeshja e parë, kemi shumë për të bërë.

Për mua golat janë gjithmonë të rëndësishëm, pak rëndësi ka kujt i shënoj. Me Tiranën ka rëndësi sepse jo më kot është derbi i Shqipërisë. Shpresoj që mbështetja e tifozëve të mos mungojë dhe t’i kemi më të shumtë në ndeshjet e ardhshme.

Mundohem të jap më të mirën time. Gjithsesi motivimi dhe dëshira për të dhënë më të mirën nuk më ka munguar. E ndjej peshën e fanellës sepse këtu jam rritur dhe luaj në qytetin tim, për Vllazninë që më ka dhënë shumë. Jam kthyer me dëshirën për të bërë më të mirën.

Sot nuk e nisëm në mënyrën më të mirë. Goli i Tiranës na vendosi pak në siklet, por reflektuam në pjesën e dytë. Goli i dytë ishte ai që na gëzoi të gjithëve, akoma më shumë mua sepse ishte i fitores.

E rëndësishme për ne kur sheh “Loro Boriçi” të flaktë dhe në mbështetje të Vllaznisë. Disa ndeshje realisht na ka munguar dhe shpresoj ta kemi në ndeshje të ardhshme sepse është energji ekstra për çdo lojtar.

Shpresoj të jem në gjendje të kontribuoj në më shumë klasike dhe te Vllaznia. Ka lojtarë që kanë talentin, por nuk mjafton. Duhet shumë punë çdo ditë në terren. Kanë mundësi të artë të veshin fanellën e Vllaznisë. Duhet vetëm të punojnë. Asgjë nuk vjen rastësisht, mundohem të jap një shembull”, tha Balaj.

Ju zgjoi Tirana, Zabërgja apo Mensah që ka ardhur? “Të gjitha nga pak(qesh), e rëndësishme që u zgjuam në ditën e duhur dhe fituam një ndeshje shumë të rëndësishme”, tha më pas sulmuesi i Vllaznisë për RTSH.

Post navigation

Previous: “Po vënë gjoba në emrin tim”, Safet Bajri kallëzim në SPAK: Po më cënojnë reputacionin…
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 janar 2025…

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.