VIDEO – Vllaznia mundet në Korçë dhe prek ftohtësinë e ndeshjes play- out për qendrimin në Superligë…

Ishte rezultati që nuk i sherbente asnjërit ekip dhe pikërisht ai u arrit. Skenderbeu pa pretendime për në Europë dhe Vllaznia për të shmangur ndeshjen play- out për qendrimin në Superligë, kanë ndarë nga një pikë mbrëmjen e sotme duke shënuar nga një gol në portat respektive. Të parët kanë shenuar vendasit me anë të Gripshi në minutën e 10- të, rezultat që mbylli pjesën e parë e qëndroi në fuqi deri në minutën e 73.

Në atë moment, pas një topi të dhënë nga Zhunior, me një diagonale nga krahu i majtë i sulmit shkodran, Kryemi gjen barazimin për vendasit. E kur mendohej se barazimi do të shënonte këtë ndeshje, përtej minutës së 90, është një shkodran që dënon Vllazninë.


Belajdi Pusi nuk e ka tëvështirë të shtyjë në portë një top që i pasohet nga një lojtar i Skenderbeut brenda zonës së 5- metershit. Ky gol i jep fitoren vendasve dhe sipas gjasave, do ta dërgojë Vllazninë në ndeshje play- out për qendrimin me Superligë. Kur kanë mbetur edhe tre javë, Vllaznia është 5 pikë larg Bylis.

 ABCOM ║ VODAFONE