VIDEO – Vllaznia mund Skenderbeun në Korçë dhe e sheh veten në krye të Supërligës…e vetme…

6 pikë të plota në dy ndeshjet e para, dy fitore, një në Shkodër dhe një në Korçë dhe në krye të Superligës, e vetme dhe dy pikë larg ndjekësve. Vllaznia ia ka dalë më së miri në këto dy takimet e para duke treguar se ndryshimi me një sezon më parë, është i dukshëm që në startin e Supërligës.


Ditën e sotme, në ndeshjen e fundit të javës së dytë të Supërligës, Vllaznia ka marrë tre pikë nga Skenderbeu, duke e mundur në Korçë. Dy gola në pjesën e parë, me tashmë të zakonshim Dilaver në minutën e 33- të dhe 9 minuta më pas, me Da Silvan. Kaq ka mjaftuar që kuqeblutë të marrin kryesimin e kampionatit.

Fillimi është i mirë dhe premtues për Vllazninë, që pas gati 11 viteve në ujra të turbullta, kërkon sivjet “Rikthim tek suksesi”. Prova tjetër e fortë është menjëherë këtë javë, në Shkodër me Tiranën. Një tjetër rezultat pozitiv apo fitore, e vendos ekipin në shina të forta për vijimësinë e këtij sezoni.

KRONOLOGJIA E NDESHJES

Shkodranet e kane nisur ndeshjen me te njejtin formacion si ne ndeshjet e kaluara dhe kane shfaqur deshire qe ne fillim per ta fituar ate.

Mbështet ShkodraWeb Media

Ne minuten e 27-te ka nje rast ideal për Skënderbeun. Rrapaj provon me një gjuajtje fantastike në drejtim të portës, reagon mjaft mirë Zogoviç që largon rrezikun në këndore.

Ne minuten e 33-te kuqeblute do te kalonin ne avantazh. Pas një asisti të Krujës nga e djathta, Dilaver nuk fal brenda zonës, duke kaluar në avantazh të tijët.

Ne minuten e 42-te shkodranët realizojnë sërish me brazilianin Da Silva, i cili depërton mjaft bukur në mbrojtjen korçare, mposht me shumë klas portierin Dajsinani dhe dërgon topin në rrjetë.

Ne pjesen e dyte Skenderbeu ka patur nje rast por ka nderhyre portieri Zogovic qe ka shpetuar porten e tij nderkohe qe ne shtese Kalaja ka patur mundesi te shenoje edhe golin e trete per Vllaznine. Perfundimisht 3-0 per kuqeblute qe ngjiten ne krye te renditjes.

ShkodraWeb Channel