
Vllaznia ka siguruar një fitore ndaj Bylis, të paralajmëruar edhe nga trajneri Thomas Brdaric një ditë para ndeshjes në konferencën për mediat në Shkodër.
Kuqeblutë kanë siguruar çdo gjë në në 54 minuta e dyta të takimit, ku kanë ardhur edhe golat. Në fakt, i pari ishte autogol i Kamara në minutën e 53- pas një krosi nga krahu i djathtë i sulmit kuqeblu.
Ishte në dyshim që do të aktivizohej, në fakt Stojanoviç ka gjetur edhe rrugën e golit. Sërish një krosim nga krahu i djathtë nga Mala dhe Stojanovic i harruar, ka gjetur portën me të majtën në të 58- ën.
Ka kohë edhe për një gol të tretë, nga i sapo futuri Kahrimanoviç. Çoba i jep një top dhe Kahrimanoviç, i freskët fizikisht, bën çdo gjë vetë deri sa topi pushon në rrjetë.
Vllaznia vijon e dyta, dy pikë larg Egnatian, të cilën po e ndjek për ti zënë vendin, teksa “Final 4” duket se është tashmë i siguruar.