
Vllaznia është ndalur në një barazim me Teutën në Durrës. Ka qenë një pjesë e parë mjaft e mirë për Vllazninë, të cilët gjetën golin me Malan në minutën e 24- ët.
Pjesa e dytë ka folur sërish për Vllazninë, e cila kishte lojën nën kontroll dhe me mundës për të rritur epërsinë. Në minutën e 87- të, Gurishta merr katonin e dytë të verdhë, 11 minuta pas të parit. Situata e shfrytëzua nga Teuta, e cila në minutën e 96- të, gjen golin me Beshiraj.
Gjyqtarët e VAR morën disa minuta dhe në fund e vlerësuan golin të rregullt. Me këtë barazim, Vllaznia është e dyta me 7 pikë, 3 më pak se Elbasani kryesues i Supërligës.




