
Vllaznia ia ka dalë të marrë një fitore me shumë vlerë edhe në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të zhvilluar pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Skënderbeut.
Kuqeblutë fituan me përmbysje duke vijuar serinë e rezultateve positive dhe duke qenë sërish në mes ekipeve pretendente për fitimin e titullit kampion.
Në minutën e 25-të është mbrojtësi Adili që nuk e largon siç duhet topin dhe përfiton Berisha që kalon në avantazh Skënderbeun. Por vetëm për dy minuta sepse Shehi me kokë do të shënonte pas një goditje këndi duke barazuar gjithçka.
Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-1. Një rezultat që nuk kënaqte kuqeblutë të cilët me të nisur pjesa e dytë janë hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe ia kanë dalë. Ka qenë sulmuesi Dilaver ai që ka shënuar golin e dytë në minutën e 52-të të ndeshjes.
Pas ketij goli, shkodranet kane patur edhe mundesi te tjera shenimi, por ata jane nxituar para portes kundershtare. Megjithate edhe kaq ka mjaftuar qe ata ta fitojne kete ndeshje dhe te marrin nje trepikesh me shume vlere qe do t’i ndihmoje ne ecurine e metejshme ne shtatet e mbetura deri ne fund te kampionatit.
Por bashke me fitoren e sotme ndaj Skenderbeut, Vllaznia i dha nje pergjigje te mire thashethemeve te parandeshjes qe flisnin per nje kompromis ne mes dy skuadrave dhe fitore te korçareve ne “Loro Boriçi” qe nuk ndodhi.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!