
Vllaznia fiton në Durrës, një “hakmarrje” pas humbjes së pësuar në “Loro Boriçi” më herët. Ka mjaftuar një gol nga Esat Mala që në pjesën e parë të ndeshjes për ti dhënë tre pikët shkodranëve.
Tashmë kuqeblutë janë të vetëm në krye të Supërligës, 3 pikë të shkëputur nga Egnatia që u mund në Rrogozhinë nga Tirana. Javën që vjen, Vllaznia udhëton për në Ballsh përballë Bylis vendas.
Mes Superligës dhe Kupës së Shqipërisë, kjo është fitorja e 6-të radhazi për Vllazninë ndërsa porta e Pohls mbeti e paprekur këtë javë, ndërsa është edhe sulmi më i mirë me 29 gola të shënuar




