Raporto TI

VIDEO/ Vllaznia komplikon rrugëtimin e mbijetesës në Superligë, mundet nga Teuta në Durrës

D gabime të portierit Alen Sherri i kanë kushtuar 3 pikë Vllaznisë në Durrës në sfidën e mbijetesës me Teutën. Në golin e parë, atë të Hrkaç në minutën e 33-të, pas një goditje nga këndi Sherri bën një dalje të pastudiuar duke ndëshkuar ekipin me golin e parë. Ndërsa mendohej mbyllja e pjesës së parë me këtë rezutat, vjen edhe goli i dytë i Teutës, 2 minuta pas kohës së rregullt me autor Hakaj. Pas një goditje nga jashtë zone Sherri pret por nuk zotëron dhe shënohet goli i dytë për Teutën.

I gjithë takimi është mbyllur me këtë rezultat duke komplikuar jo pak luftën e mbijetesës. Tashmë Teuta dhe Vllaznia janë me nga 33 pikë, ndërsa para tyre, me vetëm një pikë është Kamza që sipas gjasave do të përfshihet në luftën e mbijetesës. Vllaznia pavarësisht humbjes, është disi e favorizuar sepse dy ndeshjet e rradhës i ka në Shkodër. Por gjithsesi, duhet te tragohet shumë e kujdesshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *