Vllaznia do te prese neser ne 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Erzenit i cili i shkaktoi dhe humbjen e pare ne kete kampionat. Kuptohet qe kete here eshte koha e duhur per t’i marre revanshin, por edhe vendin ne renditje.
Por nderkohe per trajnerin e skuadres shkodrane Mirel Josa, shijakasit tashme nuk mund te quhen me surprize. Keshtu te pakten eshte shprehur ai para gazetareve ne konferencen e sotme per shtyp ku nder te tjera eshte shprehur:
“Tashme askush nuk mund te thote me se Erzeni eshte nje suprize. Surprize eshte kur fiton nje ndeshje, por kur nje skuader ka vazhdimesi siç eshte rasti i Erzenit, nuk eshte me e tille.
Kjo skuader na ka mundur ne, ka mundur Partizanin, Tiranen, i ka marre pike edhe Laçit dhe keto jane rezultate te cilat na bejne qe ta vleresojme ne maksimum kundershtarin e rradhes.
Çdo ndeshje duhet fituar dhe kete gje do te kerkojme edhe neser ndaj Erzenit, skuader qe per momentin eshte me lart se ne ne renditje”, ka thënë Josa për gazetarët.