VIDEO – Vllaznia i falet Hoxhajt dhe rikthehet tek fitorja, kuqeblutë e shohin veten në vendin e dytë…

Vllaznia iu fal një goli të Ardit Hoxhajt për të mposhtur 1-0 Kastriotin në “Loro Boriçi”. Sulmuesit vlonjat i mjaftuan 39 sekonda lojë për të zhbllokuar takimin dhe për të gjetur golin e parë sezonal në Superiore.

Asist i Esat Malës nga e djathta dhe finalizim i Hoxhajt, gol që i mjaftoi ekipit të Mirel Josës të siguronte suksesin e tretë në pesë javë kampionat. Vllaznia i është bashkuar përkohësisht Partizanit (luan nesër përballë Kukësit) në vend të dytë me 9 pikë.