Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme rëndësishme me një formacion emergjence nga dëmtimet, madje edhe gjatë 90 minutave të ndeshjes ëe Laçin në “Loro Boriçi”, ku u detyrua të zëvendësojë Deliun dhe Spahinë.
Fitorja ka ardhur nga talentet e saj, Kevin Dodaj dhe Antonio Delaj, falë aftësive dhe intuitës së tyre personale. 45 minutat e para u mbyllen me rrjeta të paprekura, ndërsa Vllaznia shihej se nuk kishte një mbrojtje solide.
Në pjesën e dytë, janë talentet kuqeblu që mqrrin lojën në dorë. Kevin Dodaj, me një përdorim fantastik të topit, futet të yonë dhe në goditjen e dytë, mposht portierin mik Dajsinani.
Nuk kalojnë 5 minuta dhe është radha e Delaj. Ai përfiton nga një top i dhuruar nga mbrojtja laçjane dhe nga jashtë zone, kalibron të djathtën dhe topi përfundon në trekëndësh ku Dajsinani vetëm mund na nxjerrë nga rrjeta.
Në vijim, loja e Vllaznisë zbehet dhe miqtë arrijnë të shënojnë me atë të Bullarir, gol që mund të quhet edhe “i dhuruar”. Vllaznia ka 31 pikë dhe në prityje të ndeshjeve të tjera, është e para në renditje.