
Vllaznia është larguar nga gara për objektivin e parë të sezonit. Kuqeblutë u mundën në “Loro Boriçi” nga Dinamo në ndeshjen e dytë për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi ndeshjen e parë barazuan 1-1 në Tiranë.
Ka qenë një ndeshje e dobët e Vllaznisë, e cila nuk pati shumë raste për gol. Ai erdhi për miqtë, në një kundërsulm ku u pa qartë se kuqeblutë ishin të lodhur: Bregu me topin në këmbë, la pas Malën, shmangu edhe portierin Jukaj dhe topi pushoi në rrjetë. Ishte minuta e 76- të.
As 6 minutat shtesë nuk ndryshuan asgjë, teksa e gjithë ndeshja u mbyll me fitoren e Dinamos që gjen në finalen e Kupës së Shqipërisë Egnatian.




