Vllaznia e nis me humbje Superligen ne fushen e “Loro Borici”, ne ndeshjen e dyte pas fitores 2-0 ne ndeshjen e pare me Lushnjen ne Fieri. Kuqeblute jane mundur 0- 1nga Teuta e Durresit, e cila ka gjetur golin e fitores ne minuten e ’70 me Cyrbjen. Çyrbja merr një pasim të mirë në pozicion qëndror në hyrje të zonës dhe pasi driblon Gurishtën, godet drejt portës duke e çuar topin në rrjetë. Ne minuten e 81-te Gilman Lika ekzekuton nje goditje denimi perfekte, te cilen e ndal vetem traversa. Nje 90- minutesh nen nivelin mesatar, ndersa pjesa e pare ishte per tu harruar per te dy ekipet. Regjistrohet keshtu humbja e pare e sezonit per kuqeblute, pikerisht ne startin e Superliges ne shtepi, ne prani edhe ne kryebashkiakes Voltana Ademi qe disa caste madje, sic informoi ShkodraWeb, “u be pjese e stafit teknik” duke u ulur edhe ne pankine gjate nxemjes se ekipit para nisjes se ndeshjes. Javen tjeter Vllaznia do te udhetoje drejt Gjirokastres ku do te ndeshet me Luftetarin qe kete jave mundi ne shtepi Lacin 1-0. /ShkodraWeb/