
Dinamo i ka regjistruar humbjen e parë në ndeshjen e parë të “Final 4” Vllaznisë në Air Albania. Kuqeblutë vinin si pretendentë në një ndeshje ku shkodranët duhej të fitonin për të pretenduar titullin.
45- minutat e para anemike për të dy ekipet që vetëm nga një herë gjuajtën në kuadratin e portave respektive. Pjesa dytë, si edhe e para, me një epërsi territoriale të pakonkretizuar të Vllaznisë, shënoi karton të kuq në minutën e 69 për Bajramin dhe shkodranët mbesin me një lojtar më pak.
Vetëm 8 minuta më pas, vjen goli i Dinamos me Malomo, i cili çuditërisht nuk festoi pas shënimit të tij. Martini provon me zëvendësimet e shumta por pa rezultat.
Në minutën e 96- ët, pas një dalje të gabuar të portierit Pohls, vjen edhe goli i dytë në kundërsulm për Dinamo City me autor James.
Vllaznia merr humbjen e parë dhe pret ndeshjen Elbasani- Egnatia që luhet të dielën. Ky “Final 4” ka nisur me këmbën e gabuar për kuqeblutë.




