
Vllaznia i ka bërë një mbyllje të turpshme sezonit futbollistik. Kuqeblutë kanë marrë edhe humbjen e tretë në po kaq ndeshje në fazën “Final 4”, pasi kampionatin e rregullt e kishte mbyllur në krye.
Një ndeshje që golat shërbejnë sa për statistikë, teksa Balaj kaloi në avantazh me një kundërsulm Vllazninë në minutën e 48-të duke gjetur edhe golin personal pas shumë javësh.
Avantazhi ka zgjatur vetëm 3 minuta, teksa Lajthia, prodhim i shkollës shkodrane të futbollit por që luan për Elbasanin, barazon me një goditje me të majtën nga brenda zonës.
Siç ndodh rregullisht edhe në këto ndeshjet e fundit, Vllaznia pëson edhe golin e përmbysjes, pas një gafe në mbrojtje të Krymit, i cili i jep pas Abas që nuk e ka të vështirë të shënojë. Në ndeshjen e fundit, pas dështimeve në 2 ndeshjet paraardhëse, nuk pritej titulli kampion por të paktën një fitore ngushëlluese për vendin e dytë por edhe atë nuk e arriti Vllaznia.
Totalisht një sezon i dështuar për Vllazninë, pavarësisht pretendimeve dhe deklaratave, nuk arriti të fitojë asnjë trofe. Madje, me ndeshje jashtëzakonisht të dobëta përgjatë shumë javëve. Sa për statistikë, Egnatia u rikonfirmua kampione pasi mundi Dinamon në ndeshjen e luajtur në Elbasan Arena, vetëm për shkak të golavarazhit më të mirë se Elbasani. Vllaznia pasi ka kaluar çerekshekullin pa fituar titull kampion, duhet të presë sërish, edhe për të qendisur yllin e parë në fanelën e saj.




