Janë mbyllur 45 minuta e para të gjysmëfinales për Kupën e Shqipërisë në mes Vllaznisë dhe Laçit. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” është dominuar nga kuqeblutë vendas, të cilët kanë shënuar me anë të Hoxhajt.
Ka qenë minuta e 22- të kur pas një goditje këndi nga Da Silva, Hoxhaj kërcen fort me kokë dhe pas një dalje të pastudiuar të portierit laçjan Sherri, topi përfundon në rrjetë.
Dhjetë minuta më vonë, ishte mundësia e artë që Vllaznia të shënonte të dytin. Hoxhaj realizon një dalje të bukur nga krahu i djathtë i sulmit shkodran, topi mbërrin tek Da Silva, i cili pabesueshmërisht e dërgon topin jashtë edhe pse porta ishte e boshatisur. Me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para.