VIDEO – Vllaznia e mbyll me fitore 45- minutëshin e parë me Flamurtarin, vendos një gol i kapitetint Lika…

Vllaznia e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, atë ndaj Flamurtarit. Rezultati është zhbllokuar nga një 11-metërsh i kthyer në gol nga kapiteni Lika në ’38.


Vllaznia ka më shumë epërsi, kontrollon topin por ndërkohë i mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Moçkës. Nga ana e tij Flamurtari mbrohet me shumë forca, por kërkon herë pas here që të shohë edhe të kundërsulmojë shpejt me anë të Ribajt e Hoxhajt.

Kjo mënyrë lojë e kuqebluve duket se nuk do t’i çojë tek goli. Por në minutën e 37-të pas një goditje këndi, topi mbetet në zonën vlonjate dhe aty Malota përpiqet të godasë topin por pengohet nga një mbrojtës dhe arbitri Bajramaj akordon 11-metërsh.

Nga pika e bardhë, kapiteni Lika është treguar i saktë duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar në avantazh ekipin shkodran.

Por dy minuta pas golit, Pjeshka ka qenë shumë pranë golit të barazimit. Ai ka gjuajtur brenda zonë por portieri Sherri ka pritur në pozicion.

Vllaznia- Flamurtari 1-0

Shënues: G. Lika 38 (11-m)

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Shehi, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Bardulla, Lika, Shtubina, Hristov. Trajner: Mirsad Jonuz

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Muçollari, Haruni, Rrapaj, Vrapi, K. Nebihu, Kreshpa , Hoxhaj, Ribaj Trajner: Luan Birçe